Numrat e frikshëm të Haaland, më i mirë se Gerd Muller

Erling Haaland ka shënuar 11 gola në 12 ndeshje në Bundesligë, në një total prej 793 minutash. Sulmuesi norvegjez ka debutuar më tri gola, ndaj Augsburg dhe më pas është përfshirë në mënyrë perfekte në mekanizmat e studiuar nga Favre.

Askush në fakt nuk ka pasur këtë impakt në sezonin e debutimit, as emra legjendarë si Gerd Muller apo Jupp Heynckes, që në 12 ndeshjet e tyre të para kanë realizuar 10 dhe 6 gola.

7 ka shënuar Aubameyang, ndërkohë që Lewandowski u ndal në 4, dy më pak se Klinsmann por një më shumë se sa Timo Werner. Miroslav Klose, shënuesi më i mirë i historisë së Botërorëve, firmosi një gol në 12 ndeshjet e para si debutues në Bundesliga, sezoni 1999-2000.

 

SHKARKO APP