Numrat e frikshëm të Lewandowskit, “France Football” po bën një padrejtësi të madhe!
Sezoni 2019-2020 u mbyllë përfundimisht të dielën në mbrëmje me finalen e Champions League, një ndeshje ku Robert Lewandowski nuk mundi gjente rrugën e rrjetës. Pavarësisht këtij fakti, sezoni i bomberit ka qenë spektakolar, duke ndihmuar ekipin e tij jo vetëm me gola, por dhe me asisto të shumtë. Më poshtë po ju prezantojmë statistikat e tij.
15 gola (6 asistë) në 10 ndeshje në Champions League
34 gola në 31 ndeshje në Bundesligë
6 gola në 5 ndeshje në Kupën e Gjermanisë
55 gola të shënuar në total, 3 tituj të golashënuesit më të mirë në të njëjtin vit. Vetëm një trofe mungon për sezonin e jashtëzakonshëm të Lewandowskit, jo për faj të tij, por të rrethanave. Revista “France Football” vendosi të mos akordojë “Topin e Artë” për këtë sezon (edhe pse nuk është e qartë arsyeja, pasi trofetë e tjerë janë dhënë të gjithë).
Me 99.9 % fituesi i “Topin e Artë” do të ishte sulmuesi polak, i cili do të duhet të kënaqet me tri trofetë që ka fituar me ekipin. Në shtëpinë e Lewandowskit do të dukej salloni edhe më i bukur edhe me topin me ngjyrë ari, të cilin ai e ka merituar plotësisht. /R.Lika-Koha Jone/