Numrat e frikshëm të “marsianit” Ronaldo, tani synon rekordin e … Higuain
Episodi i dialogut të Cristiano Ronaldos me Szczesny, është treguesi më i qartë i madhështisë së portugezit. CR7 kapi portierin prek krahu dhe më pas e këshillon. Një strategji për të mërzitur kundërshtarin? Ku i dihet, ndoshta edhe ai ka studiuar penalltitë e rivalit të tij, Ciros.
30 gola sezonal – Immobile arriti që të shënonte me penallti duke arritur shifrën e 30 golave sezonal, por në fundin e ndeshjes nuk do të mungonte një takim miqësor me Ronaldon. Një “kartolinë” e bukur që tregon rivalitetin, por edhe respektin mes tyre. Cristiano kundër Lazios shkroi sërish historinë. Në moshën 35 vjeç para tij kanë arritur që të shënojnë mbi 30 gola vetëm: John Hansen (1951/52) dhe Felice Borel (31 sezonin 1933/34).
CR7 ka bërë edhe më mirë se Del Piero, Trezeguet, Platini, Dybala, Sivori, Paolo Rossi, që janë ikona të klubit torinez. Kjo është hera e 8-të në karrierë që portugezi shënon mbi 30 gola (1 me Manchester United, 6 me Realin). 30 gola këtë sezon i ka shënuar me 12 penallti. Synimi i radhës mund të jetë arritja e shifrës së 36 golave të shokut të ekipit, Gonzalo Higuain. Ka edhe 4 ndeshje në dispozicion për ta thyer rekordin.
Europë – Cristiano është futbollisti i parë që shënon të paktën 50 gola në Seria A (Juve), La Liga (Real Madrid) dhe Premier League (United). Fanella të ndryshme, ashtu si edhe rolet. Madhështia e Ronaldos qëndron në faktin që mund të përshtatet në çdo pozicion në fushën e lojës. CR7 e nisi si sulmues anësor te Sportingu, një rol që do ta vijonte edhe te United, atje ku edhe filloi që të dhuronte spektakël me driblime dhe krosime. Më pas erdhi një aventurë e re te Reali, atje ku do të shkruante historinë me 450 gola në 438 ndeshje, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. Më pak i pranishëm në krah dhe shumë në zonën e penalltisë, ky ishte ndryshimi radikal i pozicionit të tij me kalimin e viteve. Te Juventus duket se ka rigjetur vazhdimësinë si dhe pozicionin e duhur në fushë.
Shpejtësia – Ronaldo është futbollisti më i shpejt që ka arritur shifrën e 50 golave me më pak ndeshje, vetëm 61. I ardhur në verën e vitit 2018, atij ju deshën dy vite. Sheva për të arritur këtë shifër ju deshën 68 ndeshje, Ronaldo Fenomeni 70, Trezeguet dhe Milito 78. Të gjithë në moshë shumë më të re se CR7. /Rozalb Lika-Koha Jone/