Nuri Seferi mposhtet nga boksieri polak
Nuri Seferi ka humbur duelin në sfidën drejt titullit botëror në versionin ËBO.
38-vjeçari nga Gostivari ka humbur përballë polakut Krzysztof Gloëacki pas vendimit të jurisë me një dieferencë pikësh.
Pas 12 raundeve të dy boksierët ishin ende në këmbë dhe është dashur vendimi me pikë i jurisë për të shpallur një fitues, që fatkeqësisht nuk ka qenë Seferi.
Juria i dha fitoren unanimisht polakut duke i dhënë rezultatin 118-110, 118-110, 120-108.
Kjo ishte humbja e parë e Seferit që prej vitit 2008 kur ishte mundur nga britaniku Herbie Hide.
Nuri seferi ka 36 fitore si profesionist nga të cilat 20 me knock-out dhe 7 humbje.
KOHA JONË SONDAZH

