Nwabueze: Më pëlqen jetesa në Shqipëri, ja si po i kaloj ditët e karantinës

Sulmuesi amerikan i Laçit, Kyrian Nwabueze, i cili është njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore, ishte i ftuar sot në emisionin “FanZone”, ku foli pwr ditwt po kalon nga pandemia e Covid-19.

“Sigurisht Amerika është shumë e madhe dhe këtu një vend i vogël, por gjithsesi kaloj mirë. Më pëlqen jetesa këtu. U kontaktova nga Ambasada Amerikane për të ikur, por nuk arrita dot afatin dhe mbeta këtu. Megjithatë po kaloj mirë dhe për fat të mirë këtu rreziku është më i vogël, për shkak edhe të izolimit që është bërë.

Brenda në shtëpi nuk ke shumë mundësi të stërvitesh, por gjithsesi po ushtrohemi sa të mundemi për të mbajtur trupin në formë.

Skuadrat më të mira në Shqipëri? Partizani ka lojtarë që vendosen shumë mirë taktikisht, ndërsa edhe Tirana ka një skuadër mjaft të mirë. Do të zgjidhja këto të dyja.

Unë dua të ngjis hapat një nga një dhe të shoh përpara. Do të doja që në fund të sezonit të ndërroj ligë dhe të luaj në një kampionat më të fortë, por për t’ia dalë, duhet të bëj detyrën time te Laçi.

Idhujt në futboll? Ronaldinho për nivelin shumë të lartë teknik dhe gjithë aftësitë e tij në kontrollin e topit, dhe Samuel Eto’o që është një kampion i lindur, që ka fituar kudo ku ka luajtur”, tha sulmuesi i Laçit.

SHKARKO APP