O sa mirë me qenë shqiptar! Granit Xhaka dorëzon fanellën tek tifozët kuqezi
Mesfushori kosovar që përfaqëson ekipin e Zvicrës, Granit Xhaka, i cili aktivizohet te skuadra gjermane e Borussia Monchengladbach bëri një gjest të mrekullueshëm, teksa pa që disa tifozë në stadium mbanin flamurin kombëtar shqiptar. Në ndeshjen e Europa League në stadiumin “Sanchez Pizjuan” të zhvilluar ndërmjet Sevillas dhe Monchengladbach, ku të pranishëm ishin edhe disa tifozë shqiptarë, pas ndeshjes, Xhaka shkoi te tifozët duke i takuar me ta dhe dhuroi fanellën e tyre. E ndërsa vëllai i tij, Taulant Xhaka mbron ngjyrat kuqezi, Graniti me veprimet që bën, e ndjen se është shqiptar dhe bashkë me tifozët kuqezi, atij i ka mbetur vetëm për të kënduar “O sa mirë me qenë shqiptar
KOHA JONË SONDAZH

