Objektivi i qartë i SHBA-së në ndeshjen kundër Iranit: Sot, fitore me çdo kusht!
Objektivi është e qartë për Shtetet e Bashkuara, të mundë Iranin në ndeshjen që mbahet të martën në kuadër të Kupës së Botës, një ndeshje e ngarkuar politikisht.
“Do të ishte sukses për ne nëse dalim nga grupi dhe pastaj vazhdojmë me tej me sfidat brenda kampionatit”, tha të hënën kapiteni i skuadrës amerikane Tyler Adams.
Një barazim apo një humbje në mbrëmjen e së martës do ta eliminonte skuadrën amerikane, pas një ndeshje me Uellsin që rezultoi në barazim 1-1 dhe ndeshjes me Anglinë që përfundoi po në barazim 0 me 0. Anglia kryeson Grupin B me katër pikë, ndjekur nga Irani me tre pikë, pasuar nga SHBA-të me dy pikë dhe Uellsi me një pikë.
Gjatë konferencave të pazakonta për shtyp para ndeshjes, zotit Adams iu kërkua të fliste rreth çështjes se trajtimin të komunitetit afro-amerikan në SHBA. Ai u kritikua për mënyrën e shqiptimin e emrit të skuadrës kundërshtare, “Ajren” në vend të “Iran”.
Trajneri i skuadrës amerikane Gregg Berhalter u pyet në lidhje me politikar amerikane të imigracionit si dhe ato detare. Ai kërkoi falje për vendimin e Federatës amerikane të Futbollit për të postuar në mediat sociale flamurin e Iranit pa emblemën e Republikës Islamike. Federata e bëri postimin në mbështetje të grave protestuese në Iran.
“Ne nuk ishin në dijeni të asaj që postoi Federata amerikane e Futbollit. Ajo çka mund të bëjmë në emrin tonë është të kërkojmë falje në emër të lojtarëve dhe personelit”, tha zoti Berhalter.
I pyetur mbi këtë çështje trajneri i skuadrës së Iranit Carlos Queiroz tha se nuk kishte ndërmend ta përdorte polemikën si motivim mbi ndeshjen. Postimi nxiti organin drejtues të futbollit Iranian, t’i kërkonte FIFA-s të përjashtonte SHBA-të nga kampionati botëror i futbollit.
“Nëse pas 42 vitesh si trajner do të mendja se mund ta fitoja ndeshjen me ato lojëra mendore, kjo do të thoshte se nuk kam mësuar asgjë mbi lojën”, tha ai.
“Ne solidarizohemi me kauzat humanitare në të gjithë botën, çfarëdo qofshin ato”, shtoi ai. “Nëse flisni për të drejtat e njeriut, racizmin, fëmijët që vdesin në shkolla nga sulmet me armë, ne solidarizohemi me të gjitha këto kauza, por misioni ynë këtu është t’u sjellim buzëqeshjen njerëzve për të paktën 90 minuta”, shtoi ai.
Ja tabela e klasifikimit në grup:
Një gazetar iranian pyeti zoti Adams, një afrikano-amerikan, por rritur nga një familje e bardhë: A përbën shqetësim për ju që përfaqësoni një vend që ka kaq shumë diskriminim ndaj komunitetit afrikano-amerikan?
“Diskriminimi ndodh kudo që shkon. Një gjë që kam mësuar, veçanërisht nga të jetuarit jashtë vendit e që më është dashur të përshtatem në kultura të ndryshme, është se në SHBA, ne vazhdojmë të bëjmë përparim çdo ditë”, tha ai.
Në një ndeshje gjatë kupës së botës që u mbajt në Francë në vitin 1998 Irani mundi SHBA-të me një rezultat 2 me 1, çka çoi në eliminimin e amerikanëve.
“Ajo ndeshje ka mbetur në mendjen time dhe nuk mund ta harroj”, tha zoti Berhalter.
Irani ka arritur ta marrë veten nga humbja 6 me 2 në ndeshjen e parë kundër Anglisë duke fituar ndaj Uellsit me rezultatin 2 me 0. Kjo e ka vendosur skuadrën në pozita për të avancuar me tej në kampionat.