Odise Roshi fejohet para ndeshjes ndaj Lituanisë (FOTO LAJM)

Odise Roshi i ka dhënë fund beqarisë. Futbollisti i kombëtares kurorëzoi mbrëmë me fejesë lidhjen me partneren e tij, Silvi. Fejesa është organizuar në prani të njerëzve të afërm.

Mesfushori nuk do të ketë shumë kohë për të festuar këtë moment të gëzueshëm teksa sot do të jetë i grumbulluar për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve me Lituaninë.

Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri i Shqipërisë Edi Reja u shpreh se nuk ka ndërmend ta aktivizojë lojtarin e Akhmat Groznit si titullar për shkak të skemës, por në fraksionin e dytë pritet të ketë hapësira edhe për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?