Odise Roshi në super formë, shënon dy gola në Rusi (VIDEO)
Sporti E Mërkurë, 19 Gusht 2020 18:53
Odise Roshi ka shënuar dy gola për Akhmat Grozny në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit në Rusi ndaj skuadrës së Volgograd.
Futbollisti fierak realizoi golin e dytë në minutën e 53-të. Pas një goditje dënimi, i gjendur brenda zonës, Roshi shmangu bukur një prej mbrojtësve dhe më pas me një veprim akrobatik e dërgoi topin në rrjetë.
Pak minuta më pas, futbollisti shqiptar realizoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij.