Odriozola rekordmen trofesh, 5 në vetëm 613 minuta lojë

Alvaro Odriozola, mbrojtësi i djathtë në pronësi të Real Madrid, luan aktualisht në formë huazimi te Bayerni. Futbollisti bask 25 vjecar, në sezonin 2019-2020 ka vendosur një rekord historik që vështirë se dikush mund ta barazojë.

Ai ka fituar 5 trofe duke luajtur, me dy skuadra të ndryshme, vetëm 10 ndeshje për një total prej 613 minutash. Që do të thotë një titull çdo 122 minuta.

Pasi e nisi sezonin me Realin, Odriozola nuk kishte shumë hapësira në ekipin e Zidane dhe u transferua në Munich, atje ku nuk luajti shumë, por që fitoi trofe të rëndësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?