Ofendoi Panuccin, Gjykata merr vendimin për ish-Presidentin Nishani

Christian Panucci pëson një tjetër humbje, por këtë herë jashtë fushave të lojës. Strategu i kombëtares sonë kishte paditur ish-Presidentin Bujar Nishani, por Gjykata nuk e ka pranuar padinë e tij.

Avokati i ish presidentit Nishani, Indrit Sefa ka konfirmuar se padia e trajnerit të Kombëtares është rrëzuar nga Gjykata. Avokatët e ish-Presidentit kanë ironizuar pas këtij vendimi duke shkruar në faqen e tyre zyrtare në Facebook: “Kur liria e shprehjes triumfon… Panucci duhet të punoje për të fituar në fushë se drejtësia i përket profesionisteve të tjerë.

Padia ishte depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuccit, i cili kërkoi që të dëmshpërblehet për dëmin që i kanë shkaktuar deklaratat e ish-Presidentit Nishani në shumën e 100 mijë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?