FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Oferta nga Barcelona për Dybala-n, menaxheri i Juventues tregon se çfarë do të ndodhë me lojtarin

Beppe Marotta, menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, ka paralajmëruar se dalja e Dybala-s nga Zonja e Vjetër nuk do të jetë e lehtë. Ai ka zbuluar se klubi ka ‘refuzuar shumë oferta’ për yllin e tyre.

Kohët e fundit po flitet për një transferim të mundshëm të argjentinasit tek Barcelona pas spekulimeve të forta se Neymar mund të bashkohet me Paris Saint-Germain këtë verë.

Por, Marotta është treguar i qartë duke bërë me dije se Zonja e Vjetër ka refuzuar shumë oferta në drejtim të yllit të skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi refuzuar shumë oferta për të”, ka thënë fillimisht Marotta për ANSA. “Kur një lojtar është i lumtur të qëndrojë në Juventus, atëherë ai mund të qëndrojë me ne për aq kohë sa dëshiron”, përfundoi menaxheri i përgjithshëm i Juves.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?