Oferta nga Katar 2022, Al Nassr i ofron Ronaldos 215 milionë euro
Al Nassr është i gatshëm t’i japë Cristiano Ronaldos plot 215 milionë euro, që ai të transferohet dhe të luajë në Arabinë Saudite.
Ronaldo tashmë pa skuadër pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United, është në kërkim të një destinacioni të ri.
Për këtë arsye klubi arab është vënë në lëvizje dhe i ka bërë menjëherë një ofertë “stratosferike” CR7.
Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të pranojë ta bëjë një lëvizje të tillë apo do presë që të “gjejë” një shtëpi të re në Europë.