Olsen refuzon rinovimin me Cagliarin për të nisur para kohe pushimet

Robin Olsen ka njoftuar mbrëmjen e djeshme drejtuesit e Cagliarit se ka vendosur të largohet pas datës 30 qershor dhe se nuk do të jetë pjesë e skuadrës sarde deri në përfundim të sezonit.

30-vjeçari suedez është në pronësi të Romës, por u huazua te kuqeblutë në fund të verës së kaluar dhe marrëveshja e huazimit përfundon pikërisht më 30 qershor.

Por ndryshe nga sa kanë vepruar shumë lojtarë të tjerë, Olsen ka refuzuar të luajë edhe në verë për Cagliarin, duke pranuar se bëhet fjalë për një vendim tërësisht personal, që nuk lidhet aspak me klubin e Romës.

Në fakt verdhekuqtë kishin dhënë miratimin e tyre për zgjatjen e huazimit deri më 31 korrik, por vetë Olsen ka preferuar të nisë pushimet, më mirë sesa të vijojë të bëjë rezervën e Cragno te Cagliari.

SHKARKO APP