Olsi Rama: Laçi ekip i vështirë, por këtë sezon duam dopietën!
Partizani më 17 mars do të ndeshjet me Laçin në çerekfinale të Kupës, kundërshtar që ia rezervoi shorti i sotëm. Pas mbylljes së tij për mediet foli drejtori i të kuqve, Olsi Rama.
“Kupa është një kompeticion, që për ta fituar duhet të kalosh kundërshtarët më të vështirë, kështu që në qoftë se Laçi vjen në çerekfinale, gjysmëfinale apo finale nuk ka rëndësi. Janë një ekip për tu kaluar, megjithëse objektivi ynë është të fitojmë ndaj çdokujt. Ndeshje teke janë bërë edhe në Champions vjet. Në këtë situatë që jemi ndeshjet teke janë më mirë që të mos ngarkohen lojtarët shumë sepse kalendari është i ngjeshur.
Do shkojmë në Laç për të fituar. Ne luajmë çdo ndeshje për ta fituar. Duam kampionatin dhe Kupën. Nuk është çështje snobizmi. Të gjitha ekipet në këtë kalendar vendosin objektivat e tyre. Dje po më pyesnin kë do në short dhe kërkova derbi”, deklaroi Olsi Rama.