Olsi Rama: Nuk e dënova unë Vllazninë, jemi në një sezon anormal

Olsi Rama ka dhënë një intervistë për “Sport News” në “News 24”. Drejtori i të kuqve u shpreh se dënimi i dhënë nga Federata për Vllazninë nuk erdhi nga deklarata e bërë prej tij, por shprehet se e tha atë në mënyrë që të gjitha skuadrat të jenë në pozita të barabarta.

“Vendimi i Federatës nuk ka lidhje me deklaratën time. Unë e kam sqaruar, që e vetmja arsye që e thashë atë nuk kishte të bënte me ndeshjen, por me ndershmërinë, pasi siç i respekton Partizani, t’i respektojnë edhe të tjerët. Skuadrat duhet të jenë të gjitha njësoj. Do doja tifozë, por është e pamundur diçka e tillë dhe duhet të respektojmë rregullat. Nuk ishte qëllimi ime të dënohej Vllaznia, pasi ato 200 mijë lekë mund t’i merrte ndonjë futbollist që ka nevojë.

Deri tani është një sezon shpresëdhënës. Ka të bëjë me vendosjen e një disiplinë si jashtë dhe brenda fushe, Kemi parë një Partizan, që në shumë ndeshje ka luajtur mirë. Sezon pak anormal, përveç mungesës së tifozëve, ishte edhe bojkoti, i cili i lodhi së tepërmi lojtarët. Janë zhvilluar 8 ndeshje, të cilat kanë pasur luhatjet e tyre, por ekipi ka treguar se di të luajë dhe mund të luajë. Asnjë ndeshje nuk i ngjason tjetrës. Ne bëjmë garë me veten tonë që të përmirësohemi ende. Nëse del një ekip që është më mirë, ne i japim dorën”, deklaroi Olsi Rama.

SHKARKO APP