Olsi Rama përplaset me tifozët e Partizanit pas ndeshjes ndaj Laçit, ja pamjet (VIDEO)
Ndeshja mes Partizanit dhe Laçit në “Air Albania” është mbyllur me momente tensioni. Një incident në tribuna ndodhi mes tifozëve të Partizanit dhe drejtorit të të kuqve, Olsi Rama.
Tifozët kërkuan llogari për rezultatet ndaj lojtarëve që po futeshin në dhomat e zhveshjeve, dhe kjo shtyu Ramën që të shkonte pranë tyre që t’u përgjigjej.
Rama fliste me një grup tifozësh duke kërkuar që të mbështetnin ekipin e të mos e kontestonin, disa të tjerë nuk ngurruan të shprehnin pakënaqësinë ndaj drejtuesit.
“Po pse me tifozët do merresh ti? Ik merru me ekipin”, ishte përgjigja e një prej ultrasve Ramës, ndërsa situata më pas u tensionua dhe u desh edhe ndërhyrja e stjuardëve për të ndalur disa tifozë të cilët për pak sa nuk zbritën në fushë që të konfrontoheshin fizikisht me të.
KOHA JONË SONDAZH

