“Onana nuk është i dëmtuar”, Amorim befason të gjithë për situatën e portierit
Kundër Arsenalit mungesa e Rasmus Højlund ishte e pritshme, por një tjetër zgjedhje surprizuese tërhoqi sytë në formacionin e Manchester United kundër Arsenalit. Në portë nuk u vendos André Onana, por Altay Bayindir.
Kjo ngriti menjëherë pikëpyetje mbi gjendjen fizike të portierit kamerunas, ish-lojtar i Interit dhe Ajaxit. Por trajneri Ruben Amorim ka sqaruar situatën dhe të vërtetën.
“Onana nuk është i dëmtuar, tashmë është rikuperuar. Thjesht lojtarët e tjerë kanë bërë mirë gjatë përgatitjeve verore. Ende po kërkoj ekuilibrin e duhur. Java tjetër do të jetë një histori tjetër, por për këtë ndeshje zgjodha këta lojtarë”, u shpreh tekniku portugez.
KOHA JONË SONDAZH

