Operohet me sukses Osimhen, rikthimi pritet pas 3 muajsh
Victor Osimhen është operuar me sukses ditën e sotme, por koha e rikuperimit do të jetë shumë më e gjatë se sa ishte parashikuar fillimisht. Sulmuesi është mirë dhe do të qëndrojë nën vëzhgim për disa ditë. Parashikohet që lojtari të rikthehet në dispozicion të trajnerit Spalletti pas rreth 90 ditësh.
Duke llogaritur tre muaj të plotë, rikthimi do të bëhej në një nga këto ndeshje Cagliari-Napoli më 20 shkurt, dueli i kthimit ndaj Interit (13 shkurt) dhe ndeshjeve kundër Lazios (27 shkurt) dhe Milanit (6 mars).
Spalletti, para deklaratës zyrtare, kishte thënë se kishte besim në një rikthim më 19 dhjetor, kundër Milanit, por tani kjo shpresë duket më shumë si një mrekulli. Vetë sulmuesi priste që të luante me kombëtaren e Nigerisë në Kupën e Afrikës, por edhe ky opsion duket se është shuar.
KOHA JONË SONDAZH

