Operohet mesfushori i Juventusit, do të mungojë gjatë jashtë fushave
Sami Khedira është operuar sot në qytetin e Augsburg në Gjemani. Klubi i Juventusit ka sqaruar me një deklaratë për mediat se gjithçka ka shkuar me sukses në operacionin në gjurin e majtë.
Operacioni është kryer nga Ulrich Boenisch, teksa është njoftuar se mesfushori do të mungojë rreth 3 muaj jashtë fushave të lojës. Khedira në këtë mënyrë do të humbasë një pjesë të mirë të sezonit, teksa do të shtohen edhe më shumë hapësirat për Emre Can dhe Rabiot.
Me shumë mundësi ky mund të jetë sezoni i fundit për mesfushorin gjerman, teksa ka shfaqur shpesh herë probleme me dëmtimet që nga ardhja nga Real Madrid. /R.Lika-Koha Jone/