OPTA parashikon favoritët e këtij sezoni në Champions League

Rikthehet sonte magjia e Champions League për sezonin 2024-2025, me një format të ri që premton më shmë spektaktëls. Sajti i specializuar i statistikave dhe të dhënave sportive, OPTA, ka bërë parashikimet e tij.

Favoritët e Champions League sipas OPTA-s nuk kanë ndryshime të mëdha me ata të sezonit të kaluar.

Man. City renditet i pari me përqindje 25,3%. Skuadra e Pep Guardiolës ka tre sezone radhazi që konsiderohet favorit, por kurrë absolut.

I dyti në listë është Real Madrid me 18,2%. Me suksesin e vitit të kaluar dhe me transferimin e Mbappe, Los Blancos konsiderohen skuadër për t’u mundur.

I treti si ndër më favoritët renditet Inter. Skuadra italiane ka 10,9% shanse për të fituar trofeun e kampiones së Europës, pasuar nga Arsenal (6,3%) dhe Bayer Leverkusen (5,4%).

Image

SHKARKO APP