Orë reflektimi për Kumbullën, “luftë” mes Interit dhe Lazios

Hellas Verona ende nuk i ka thënë “po” Lazios për Marash Kumbullën, teksa fillimisht i është propozuar një ofertë prej 18 milionë eurosh si dhe kartonin e dy futbollistëve. Valon Berisha duket se nuk do të përfshihet në negociata për shkak të pagës së lart, ndërkohë që Lambardi dhe Maistro janë dy futbollistë interesantë. Në diskutime është përfshirë edhe Wallace.

Tjetër takim me Interin- Presidenti i Veronës, Maurizio Setti, do të takojë drejtuesit e Interit, teksa do t’i paraqesë një ofertë prej 18 milionë eurosh plus kartonin e Salcedos. Një shifër që duket shumë e ulët me këkesat e Veronës, që e vlerëson futbollistin me mbi 30 milionë euro.

Për mbrojtësin shkodran ndërkohë Interi është gati t’i ofrojë një kontratë më 1.5 milionë euro në sezon. Ofertat e zikaltërve dhe Lazios për momentin duken shumë larg arritjes së një marrëveshje të mundshme. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP