Orët e fundit të merkatos, Armando Broja drejt largimit nga Chelsea
Armando Broja është gjithnjë e më pranë largimit nga Chelsea. Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar ndoqi nga pankina të 90 minutat e transfertës ndaj Liverpoolit dhe nuk u preferua asnjë sekondë nga Pochettino.
Broja kërkohet me ngulm nga Fulham, që ka ofruar 30 milionë paund, nga 50 që kërkon Chelsea, megjithatë në orët e fundit Blutë e Londrës kanë ulur pretendimet dhe gjasat janë që marrëveshja të mbyllet përreth 35-40 milionë paund.
Merkatoja mbyllet mbrëmjen e sotme dhe e enjtja pritet të jetë mjaft intensive për sulmuesin shqiptar, që me shumë gjasë do të mbetet në Londër, por këtë herë me fanellën e Fulham, skuadër të cilës i ka shënuar edhe golin e vetëm në Premier League këtë sezon.
Trajneri i “Cottagers”, portugezi Marco Silva deklaroi për median se pret një dhuratë në sulm dhe do të ishte i lumtur nëse klubi do t’i plotësonte dëshirën, për t’i sjellë pikërisht Brojën në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit.
Ky transferim gjithashtu mund t’i shërbejë Brojës për të luftuar fort për një vend në Euro 2024 me Shqipërinë, pasi me hapësirat e pakta te Chelsea vështirë se do të gjejë hapësira në ekipin e Sylvinhos.
Chelsea are still open to selling Armando Broja before tomorrow night’s deadline ⏳
There is interest from the likes of Fulham and Wolves but a deal could run close to the wire | ✍️ @johncrossmirrorhttps://t.co/H5TmwJkZZT pic.twitter.com/KWHq9FlnF0
— Mirror Football (@MirrorFootball) January 31, 2024