Orges Shehi pranë rikthimit në krye të Tiranës
Lëvizje në pankinën e Tirana. Humbja në derbi ka shtuar presionin mbi drejtuesit bardheblu, të cilët po shqyrtojnë seriozisht rikthimin e Orges Shehi në krye të skuadrës. Trajneri që disa vite më parë shpalli Tiranën kampione shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ekipit në një moment delikat të sezonit.
Në klub nuk ka më shumë hapësirë për tolerime dhe përveç fitores, çdo rezultat tjetër në javët në vijim mund të vendosë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit aktual, Ardian Nuhiu.
Shehi e njeh mirë ambientin bardheblu dhe mbetet një figurë e vlerësuar si nga drejtuesit, ashtu edhe nga tifozët. Në sezonin 2021–2022 ai arriti të shpallë Tiranën kampione të Shqipërisë, ndërsa një vit më pas fitoi edhe Kupa e Shqipërisë, duke lënë gjurmë në sukseset e viteve të fundit të klubit. Përveç trofeve, 46-vjeçari mbetet edhe trajneri më jetëgjatë në historinë e fundit të skuadrës, me afro tre vite në stol.
Sezoni aktual, ndërkohë, po rezulton i vështirë për kryeqytetasit. Tirana prej javësh ndodhet pranë zonës së rrezikut dhe objektivi i vetëm i klubit është mbijetesa në elitën e futbollit shqiptar. Aktualisht bardheblutë kanë 21 pikë dhe mbajnë vendin e tetë, vetëm një pikë më shumë se Flamurtari dhe Bylis, që mbyllin renditjen.
KOHA JONË SONDAZH

