Origi: Nder të jem pjesë e Milani, mezi pres të sfidojë Interin dhe Lukakun

Divock Origi ishte afrimi i parë i Milanit këtë verë. Sulmuesi belg do të kërkojë që të fitojë sa më shumë hapësira dhe të luajë në vazhdimësi. Origi u shfaq shumë i lumtur në prezantimin e tij, teksa  theksoi se mezi po pret përballjen me Interin dhe bashkëkombasin e tij, Lukaku.

“Për mua është një nder të jem pjesë e këtij klubi. Milan më ka dhënë ndjesi pozitive prej ditës kur u ndeshëm si kundërshtarë me Liverpool, kuptova historinë, kulturën dhe entuziazmin që i përfshinte të gjithë. Kur Milan shënoi gol ndjeva një lidhje të fortë mes lojtarëve, trajnerit dhe tifozëve.

Është diçka që më shtyu të zgjidhja Milan. Dua të jem gjithnjë gati, i dua shumë sfidat. Mezi po e pres përballjen me Inter dhe Lukakun. Ai është një lojtar i madh, një bonus për Serie A dhe do të jetë bukur të luaj kundër tij”, deklaroi Origi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?