Osijek i jep një dënim shembullor Grezdës pas sherrit

Eros Grezda në fundjavë u bë protagonist në Kroaci, pasi u përfshi nënjë sherr pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës. Osijeku humbi kundër Rijekës me rezultatin 3-2 dhe gjakovari nuk e kapërdiu diçka të tillë.

Ai goditi futbollistin Antonio Colak, pasi ky i fundit e provokoi në parkingun ku skuadrat po merrnin autobusët. Federata kroate vendosi që Grezda të dënohet me 4 ndeshje pezullim.

Osijeku nga krahu tjetër nuk ka qëndruar duarkryq, edhe pse pati publikuar deklaratën e tij. Një penalizim shembullor që do t’i djegë shumë lojtarit, pasi do t’i hiqet 20% e rrogës vjetore shkruajnë mediet kroate. Futbollisti shqiptar pas përplasjeve të Rangers ku u përjashtua nga Gerrard, tashmë vijon me bëmat e tij edhe te Osijek në Kroaci.

SHKARKO APP