Osimhen kalon etapat, nis stërvitjen me ekipin e Napolit
Victor Osimhen rikthehet të vrapojë në stërvitje. I dëmtuar rëndë në ndeshjen e 21 nëntorit kundër Interit, pas përplasjes me Skriniar, nigeriani iu nënshtrua operacionit për të vënë në vend kockat e thyera të mollëzës.
Në prag të sfidës kundër Leicester City-t, Europa League, sulmuesi ka punuar veçmas, në aspektin fizik. Gjithsesi, duhet të kalojë ende një kohë e gjatë që Osimhen të kthehet në formacion. Një dëmtim i tillë kërkon 90 ditë kohë për t’u rikuperuar.
🔙 @victorosimhen9 👋
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/X6gNyeU8Xk
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) December 8, 2021