Oversport fiton të drejtën e transmetimit të Kategorisë Superiore për 3 sezone
Oversport dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për transmetimin e futbollit shqiptar për tre vitet e ardhshme. Sezonet 2022-2025 do të vijojnë udhën e një vizioni të ri mes qeverisë së futbollit dhe platformës më inovative që operon në tregun shqiptar.
Oversport do të jetë partneri dhe transmetuesi zyrtar i “Abissnet Superiore” pas nënshkrimit të marrëveshjes me FSHF-në. Gjithashtu ka fituar edhe të drejtën e transmetimit të Kategorisë së Parë, Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë.
Oversport dhe FSHF kanë vendosur kështu të hedhin një hap cilësor në përmirësimin e futbollit shqiptar në të gjitha aspektet, atë ekonomik dhe teknologjik. Nga ky bashkëpunim skuadrat e Superiores sigurojnë më shumë të ardhura nga e drejta televizive pasi oferta e Oversport ishte më e lartë se ajo e paraqitur nga Supersport.
KOHA JONË SONDAZH

