Pa Brojën Southampton turpërohet përballë Chelsea-t, Brighton shokon Arsenalin (VIDEO)
Pa Armando Brojën që nuk mundi të luante për shkak të akordit të huazimit me Chelsea-n, Southampton pëson disfatën më të rëndë sezonale në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Hasenhüttl u mposht 0-6 në shtëpi nga Blutë e Londrës që ishin të pamëshirshëm.
Ekipi londinez e zgjidhi ndeshjen vetëm për 31 minuta lojë duke gjetur golin plotë 4 herë me Alonson, Mount, Werner dhe Havertz. Në fraksionin e dytë kishte kohë për Ëerner dhe Mount që të kompletonin dopietat personale.
Surprizat në Premier League nuk mbaruan këtu, pasi Arsenali do të pësonte një humbje 1-2 në shtëpi ndaj Brighton. Trossard dhe Mëepu realizuan dy herë për miqtë, ndërkohë që Odegaard do të shënonte golin e vetëm për topçinjtë, që tashmë rrezikojnë të mbeten jashtë Championsit. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

