Pa gola mbyllet pjesa e parë Kukësi-Laçi në “Kukësi Arena”

Kukësi pret Laçin në shtëpinë e re teksa është dita e inaugurimit të “Kukës Arena”.

Kukësi e nis në sulm me treshen Basa, Milunovic dhe Feijao, ndërsa kurbinasit kundërpërgjigjen me një tredhembëshin Veliaj, Mazrekaj dhe Guindo.

Kukësi Laçi (0-0)

Swiss Digital Desktop Reklama

Abissnet Superiore java e 30-të

Swiss Digital Mobile Reklama

42’-Pas një kombinimi me Milunovic, Feijao godet topin dhe rrezikon portën e Dajsinanit, por portieri i Laçit reagon mjaft mirë dhe e ndal.

38’-Pas një asisti nga Guindo, Ujka godet topin në drejtim të portës së Kukësit, por e dërgon shumë lart

33’-Shehu provon nga distanca, por e godet shumë lehtë topin dhe ndalet nga Dajsinani.

32’-Dëmtohet Deliu, ndalet për disa momente ndeshja në “Kukës Arena”.

29’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Roganovic, ndëshkohet me karton të verdhë Feijao.

24’-Shqiprim Taipi, shumë pranë golit. Niset me shpejtësi dhe e godet topin nga distanca, por ndalet nga Dajsinani.

20’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Feijaos, ndëshkohet me karton te verdhë Roganovic

19’-Gjelbrim Taipi rrezikon portën e Dajsinanit, në përpjekje për ta ndaluar Ignjatovic rrezikon autogolin.

14’-Gjelbrim Taipi e dërgon topin brenda zonës, Dajsinani del nga porta dhe e largon.

Nis ndeshja e raundit të 30-të të Abissnet Superiore mes Kukësit dhe Laçit në “Kukës Arena”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?