Pacini debutim të çmendur, ndal Realin “e përgjumur” (VIDEO)
Reali i Madridit vazhdon të vuajë në La Liga. “Los Blancos” nuk kanë shkruar më shumë se rezultati 2-2 në transfertë ndaj Levantes. Skuadra e Zidane e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 11-të me Serxhio Ramos, që shënon me kokë, i ndihmuar edhe nga Benzema që shqetësoi jo pak portierin kundërshtarë.
Vendasit janë shumë të rrezikshëm me kundërsulm, teksa shpërblehen në minutën e 42-të me golin e barazimit. Boateng dërgon në rrjetë një aksion të gjatë, ku portieri Navas bëri fillimisht mrekullinë ndaj Ivit.
Pjesa e dytë është shumë e bukur, me Levanten që është disa herë e rrezikshme me kundërsulm. Gjithsesi Reali shënoi golin e avantazhit me Iskon. Kundërpërgjigja e vendasve nuk vonon, me Pacinin, i cili debuton në mënyrën më të mirë duke shënuar golin e barazimit një minutë nga përfundimi i kohës së rregullt. Sulmuesi i kombëtares sonë, Armando Sadiku e ndoqi ndeshjen nga tribuna. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

