Paga e frikshme e James, ka fituar 19 mijë për çdo minutë që ka luajtur!

James Rodriguez vijon që ta marrë rregullisht pagën te reali, edhe pse ka kohë që nuk luan. Këtë sezon mesfushori kolumbian ka luajtur gjithsej 419 minuta gjatë 2019-2020, duke fituar gati 20 mijë euro (19.094 euro) për çdo minutë në fushën e blertë.

Të mjaftueshme edhe për të mbajtur në duar trofeun e kampionit. Futbollisti kolumbian vazhdon të jetë një nga eksponentët më të mëdhenj të këtij sporti, përkundër faktit se ai nuk ka shumë minuta nën drejtimin e trajnerit francez.

Me një karrierë të pasur te Porto, Monaco, Bayerni dhe Real Madrid dhe duke patur parasysh që është 29 vjeç, mesfushori mund të nisë një aventurë të re gjatë kësaj vere.

SHKARKO APP