Paguhet debia e stadiumit ndaj OSHEE, nesër në Korçë Skënderbeu-Tirana
Për shkak të një borxhi ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektike, ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës rrezikonte të mos luhej, pasi stadiumit në Korçë iu prenë dritat. Kjo për faktin se stadiumi Skënderbeu i detyrohej rreth 4 mln lekë OSHEE-së. Por rreth 24 orë para fillimit të këtij takimi, klubi korçar ka arritur të zgjidhë mosmarrëveshjen në fjalë dhe ndeshja ndaj Tiranes do të zhvillohet në datën dhe orarin e paracaktuar, pra të mërkurën, ora 17.00. Skënderbeu-Tirana do të jetë nesër kryendeshja e javës së 25-të në Kategorinë Superiore. Skënderbeu ndodhet në vend të dytë, një pikë pas Kukësit që mban vendin e parë dhe 3 pikë para Tiranës, por bardheblutë kanë një ndeshje më pak, atë derbi ndaj Partizanit që do ta zhvillojnë më 12 mars në “Qemal Stafa”.
KOHA JONË SONDAZH

