Pak lojë dhe pak saktësi, askush në Seria A s’gjuan më pak se Milani në portë
Pak gola, pak lojë. Vetëm në Torino është ndezur një dritë shprese, por që nuk do të zgjaste shumë për të fituar dhe për të bindur, një slogan i ish-presidentit Silvio Berlucioni, i përdorur edhe nga trajneri aktual Giampaolo në vigjilje të derbit ndaj Interit. Piatek ka shënuar vetëm dy gola, të dyja nga pika e bardhë, ndërkohë që në sezonin e kaluar në këtë fazë kishte shënuar 6 gola me Genoa-n. Një skuadër me të cilën Milani do të përballet këtë fundjavë në këtë moment kritik, teksa për Piatek mund të jetë një moment shansi, gjithmonë nëse do të aktivizohet.
A do të zhbllokohet vërtet? Kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi niveli i përgjithshëm i lojës është shumë i dobët. Milani deri më tani ka shënuar vetëm 4 gola, si Sampdoria e fundit të renditjes. Udineze është skuadra e vetme që ka bërë më keq (3 gola). Milani është i fundit sa i përket goditjeve në portë me 15, nga 45 në total të skuadrës së Lazios, që udhëheq. Edhe Spal i vendit të fundit, apo ekipe si Genoa dhe Sampdoria, që notojnë në ata ujëra, kanë bërë më mirë me 17, 24 dhe 25 konkretsht.
Milani nuk ka aspak statistika të mira edhe në tentativat e përgjithshme. Vetëm 83 në 6 ndeshjet e para, ndërkohë që Napoli ka bërë 128 dhe Torino vetëm 57. Goli i vetëm i shënuar me aksion në këtë kampionat është ai i shënuar nga Rafael Leao, i realizuar të dielën në mbrëmje ndaj Fiorentinës, edhe pse kishte vlerë sa për statistika. /R.Lika-Koha Jone/