Pakti i fshehtë i Bryant me bashkëshorten, nuk udhëtonin kurrë në një helikopter

Kobe Bryant ishte mësuar të përdorë helikopterin për të lëvizur që kur luante te Los Angeles Lakers, duke bërë rrugën mes Newport Beach dhe Staples Center por ai ishte gjithashtu i vetëdijshëm për rreziqet, pasi një burim i afërt me familjen Bryant ka zbuluar një prapaskenë për revistën “People”.

“Ai dhe Vanessa kishin rënë dakord që s’do të fluturonin kurrë në helikopter bashkë,” tha një burim.

Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë njerëz të tjerë, humbën jetën si pasojë e aksidentit të të dielës. Bryant la pas gruan, Vanessa, 37 vjeçe dhe tre vajza, Natalia, 17, Bianka, 3 dhe Capri, që u lind në qershor të 2019-s.

Bryant filloi të udhëtonte me helikopter për të kaluar më shumë kohë me familjen dhe më pak kohë në trafik.

“Ngecja në trafik dhe humbisja diçka të rëndësishme në shkollë. Duhet të gjeja një mënyrë për t’u stërvitur dhe fokusuar te sporti, por pa lënë familjen pas dore”, tha ai në 2018-n.

SHKARKO APP