Palladino kthehet në “makth” për Juventusin, e ka mundur në tri raste

Raffaele Palladino ka gjetur çelësin e duhur për ta vënë në vështirësi serioze Juventusin. Që nga fillimi i vitit 2025 e deri më sot, “Zonja e Vjetër” ka pësuar tre humbje me të paktën tre gola diferencë, një statistikë alarmante për bardhezinjtë.

Nëse ishte Atalanta e Gian Piero Gasperinit ajo që hapi “plagën” sezonin e kaluar, dy disfatat e fundit kanë konfirmuar qartë trendin negativ. Të dyja kanë ardhur përballë skuadrave të drejtuara nga Raffaele Palladino: fillimisht humbja e rëndë ndaj Fiorentinës në kampionatin 2024/25, ndërsa mbrëmjen e djeshme një tjetër goditje, këtë herë kundër Atalantës në Kupën e Italisë.

Rezultatet e fundit nxjerrin në pah vështirësitë e Juventusit përballë skuadrave agresive dhe të organizuara taktikisht, ndërsa Palladino po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një nga trajnerët që dinë si ta çmontojnë lojën bardhezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?