Pamjet e frikshme/ Lojtari i Lyon rrëzohet në fushë pas një kolapsi në zemër (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen mes Lyon-it dhe Toulose. Martin Terrier është rrëzuar në fushë vetvetiu pa pasur asnjë kontakt.

22-vjeçari sipas mediave franceze ka pasur një sulm në zemër pas 20 minutash lojë, duke shkaktuar frikë dhe ankth te të gjithë në stadium.

Klubi i Lyon ka dhënë lajme të rëndësishme për gjendjen e tij pas pjesës së parë: Martin Terrier është bërë viktimë e një sulmi kardiovaskular gjatë pjesës së parë. Futbollisti ynë është mirë dhe është i ndërgjegjshëm”.

SHKARKO APP