Pamjet emocionuese, Dybala qau si fëmijë pas ndeshjes së fundit me Juven (VIDEO)
Paulo Dybala luajti mbrëmë ndeshjen e fundit me fanellën e Juventusit. Sulmuesi argjentinas e përjetoi shumë keq ndarjen nga ekipi torineze, teksa do të shpërthente në lot pas ndeshjes.
Imazhet në fakt kanë bërë xhiron e botës, pasi “La Joya”, ose i cilësuar ndryshe si një “diamant” ka qarë si fëmijë përpara tifozëve. Juventus vendosi që të mos rinovonte kontratën me të për shkak të pagës dhe të faktit se nuk ishte shumë në planet e trajnerit Allegri.
Në 292 ndeshje me bardhezinjtë, Dybala shënoi 115 gola (sa Platini) dhe dhuroi 48 asist. Shifra të kënaqshme për ish-lojtarin e Palermos. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

