Pandemia drejt fundit, në Itali pritet që stadiumet të hapen me 100% të kapacitetit

Në Itali kanë nisur bisedimet mes Federatës së Futbollit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për mundësinë e rihapjes së plotë të stadiumeve.

Objektivi është që stadiumet të hapen në 100% të kapacitetit të tyre në mars. Sipas parashikimeve ndeshjet në javën e 26-të dhe atë të 27-të do të luhen me 75% të kapacitetit, ndërsa java e ardhshme do të vazhdojë me 50% të kapacitetit.

Pritet që ndeshjet e javës së 28-të të Serie A të zhvillohen me stadiumet e mbushura plot dhe do të ishte hera e parë në futbollin italian që nga fillimi i pandemisë që stadiumet do të mbushen në kapacitetin e tyre maksimal.

SHKARKO APP