Pandemia pushton Real Madridin, katër futbollistë dalin pozitivë

Koronavirusi është kthyer në një problem të madh te Real Madridi gjatë periudhës së festave. Lojtarët e skuadrës madrilene i janë nënshtruar tamponëve pas periudhës së Krishtlindjes, teksa nga tamponët kanë rezultuar pozitive katër prej tyre.

Bëhet fjalë për Camavinga, Valverde, Courtois dhe Vinicius Junior. Dy të fundit janë asimptomatik dhe janë infektuar gjatë periudhës së pushimeve. Courtois kaloi disa ditë relaksi në Dubai, ndërkohë që Valverde është pozitiv për herë të dytë.

Nesër të gjithë lojtarët do të kryejnë sërish testime të tjera pasi kanë rifilluar stërvitjen për kampionatin, por për Ancelottin do të jenë ditë të vështira për të përzgjedhur formacionin titullarë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?