Pandev paralajmëron Kosovën: Fal të gjitha titujt për t’u kualifikuar në Europian
Te Maqedonia e Veriut e ëndërrojnë pjesëmarrjen në Europian. Një prej liderëve të Maqedonisë së Veriut siç është 36-vjeçari Goran Pandev që është edhe kapiten shprehet se është i gatshëm të falë të gjithë titujt gjatë karrierës për të jetuar një ngjarje të madhe duke përfaqësuar vendin e tij.
“Unë kam qenë në ekipin kombëtar për shumë vite dhe kjo që kemi tani, miqësia nuk ka qenë më parë. Unë i jap të gjithë trofetë për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian”, u shpreh Pandev.
Kujtojmë që Goran Pandev në sezonin 2009-2010 ishte pjesë e Interit të famshëm të Jose Mourinhos që fitoi tripletën, madje ishte një titullar fiks i zikaltërve edhe pse u bë pjesë e tyre vetëm në muajin janar të 2010-ës.