Panik për tifozin, gjest i bukur nga ultrasit e Leverkusen dhe Union

Stadiumet në Gjermani janë gjithmonë plot, atmosfera e ndeshjeve është e shkëlqyer dhe solidarizimi nuk mungon. Ditën e djeshme u luajt dueli për një vend në gjysmëfinalet e DFB Pokal. “Aspirinat” fituan 3-1 ndeshjen e Kupës dhe tani do të tentojnë kualifikimin në finalen e madhe të Berlinit.

Një tifoz u ndje keq gjatë ndeshjes dhe forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë. Fytyra e tij u mbulua për t’i ruajtur privatësinë, teksa dy tifozeritë kryen një gjest shumë të bukur. Koret dhe këngët e tyre pushuan, si në krahun e Leverkusen edhe në pjesën ku ishin vendosur tifozët e ardhur nga kryeqyteti.

Ndërhyrja e mjekëve i shpëtoi jetën tifozit dhe gjendja e tij u stabilizua. Pasi mësuan kushtet e qëndrueshme të tij, dy tifozeritë ia nisën edhe njëherë këngëve dhe koreve të tyre, duke mbështetur skuadrat e zemrës.

SHKARKO APP