Panucci flet pas humbjes: Nuk ka asgjë kaq të rëndë dhe katastrofike

Disfata e dytë në po kaq miqësore e shtoi presionin te trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, aq sa konferencën e programuar para gazetarëve ta zhvillonte në një qoshe të hotelit ku qëndroi ekipi kuqezi.

Në mënyrë thuajse të fshehtë dhe me pyetje të përgatitura, Christian Panucci u rrëfye për humbjen e radhës në stadiumin e Evianit, e këtë e bëri në orët e para të së hënës.

“Nuk ka asgjë kaq të rëndë dhe katastrofike siç duan të duket. Bëmë dy ndeshje negative, sepse skuadrës i mbaroi benzina, pasi nuk jemi Brazili apo Franca. Jemi pa Bashën, Xhakën, Memushajn Grezdën, Sadikun. Mavraj ka 5 muaj që s’luan. Ukraina kishte futbollistë të Shakhtarit dhe Dinamos, pra me kualitet të ndryshëm”, tha Panucci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Panucci premton se, pas pushimeve, kur ndeshjet të vlejnë vërtet pikë, gjithçka do të ndryshojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk më pëlqen të gjej justififikime, por bateritë i kishim të shkarkuara. Kishim shumë të rinj dhe ishte e drejtë të rrezikonim dhe të provonim. Jam i bindur se në shtator, skuadra do të rikthehet konkurruese në Ligën e Kombeve”, tha më tej trajneri italian.

VIDEO E INTERVISTES (NE ITALISHTT) NE FAQEN ZYRTARE TE FSHF 

YouTube player

Shqipëria do të nisë fushatën e saj në Ligën e Kombeve në shtator, me ndeshjet ndaj Izraelit dhe Skocisë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses se Ukrainës, Shqipëri 1-4 Ukrainë, e zhvilluar ditën e diel në oren 16:00 në stadiumin “Stade Camille Fournier” në Evian të Francës. Trajneri Panucci aktivizoi disa futbollistë të rinj në moshë të cilët do ti shërbejnë për të ardhmen, në përballjet e rradhës.

Pjesa e parë e ndeshjes miqësore filloi me një lojë të mirë të kuqezinjve, ku në minutën e 6-ë pas një pasimi nga Hysaj për Ermir Lenjanin, ky i fundit gjuan por pa shënuar kuadratin e portierit ukrainas, duke humbur një rast shumë të mirë. Më pas rrjedha e lojës ka ndryshuar ku Konoplyanka shënon golin e parë për miqtë në minutën e 31-të dhe Yarmolenko shënon një dopietë në minutën e 31-të dhe 45-të. Me rezultatin 0-3 përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë trajneri Panucci kreu disa zëvëndësime por pa mundur dot të ndryshojmë rrjedhën e lojës. Minutën e 88-të golin e vetëm për përfaqësuesen tonë e shënoi Emanuele Ndoj,  ky gol ishte i pari për të, me fanellën kuqezi. Pak para fundit ukrainasit shënuan edhe golin e 4-t me anë të Konoplyanka.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Berisha, Lenjani (’46 Balaj), Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Lilaj (’65 Ajeti), Ndoj, Mavraj, Ramadani (’26 Qaka), Roshi (’46 Memolla), Manaj (’57 Cikalleshi).

Ukraina: Lunin, Butko (’82 Karaev), Sobol, Burda, Yarmolenko, Malinovsky (’71 Kovalenko), Konoplyanka, Marlos (’57 Shaparenko), Krivtsov, Zinchenko (’71 Sydorchuk), Biesiedin (’46 Seleznyov).

Golat e shënuar: ’88 Ndoj/ ’31; ‘90Konoplyanka,  ’36; 45 Yarmolenko

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?