Panucci padit FSHF për bonuset nga fitoret dhe barazimet e Rejës

Ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci. Ish-tekniku ka paditur FSHF për 57 mijë euro. Ai pretendon bonuset e ekipit për rezultatet e arritura nga trajneri Edy Reja nën drejtimin e kombëtares kuqezi.

Presidenti Armand Duka shkarkoi teknikun italian pas humbjes në Shkodër kundër Turqisë. Italiani nuk pranoi të japë dorëheqjen dhe vazhdon të paguhet nga FSHF. Panucci duke qenë nën një kontratë aktuale, pavarësisht se nuk ka më drejtimin e kombëtares, pretendon bonuset për fitoret dhe barazimet e arritura nga trajneri Edy Reja raporton Tch.

20.000 euro në muaj ka marre Christian Panuci nga FSHF deri në muajin nëntor të këtij viti, pasi u shkarkua më 23 mars. Dhe vetëm një muaj më pas, ka dërguar në federatë një kërkesë që përveç pagës që e ka marrë njësoj si Edi Reja, tashmë kërkon të marrë edhe bonuset për sukseset e arritura prej trajnerit Reja. Në 15 ndeshjet që ai drejtoi ekipin kuqezi, rregjistroi 4 fitore 2 barazime dhe 9 humbje.

SHKARKO APP