Panucci shpërthen në konferencën e papritur: Abazaj të lodh b…, shqiptarët luajnë pak në Europë

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, doli në një konferencë të papritur për mediat, duke folur për dy ndeshjet e radhës ndaj Jordanisë dhe Izraelit.

“Nuk ka ndodhur asgjë, duhej ta bënim nesër, por meqë FSHF është mësuar ta bëjë këtë konferencë, por prita deri në momentin e fundit që të bëja këtë gjë.

Mungesa e lojtarëve nga Superliga? Nëse ka pak që vijnë Kombëtare nga kampionati, ka pak, nëse vjen ndonjë lojtar më sinjalizohet nga Bulku. Ai vëzhgon gjithçka, nëse ka ndonjë interesant, unë vij ta shoh meqë drejton Shqipërinë. Uzuni është lojtar që luan prej 5 ndeshjesh te Lokomotiva, është një lojtar i cili ka karakteristika të ndryshme nga ata që kemi në ekip. Gavazaj po luan pak, dje hyri në minutën e 90. Në Europë ka pak shqiptarë që luajnë, në Shqipëri vitin e kaluar ishte Guri, e mblodha. Kur ka lojtarë interesantë e thërras, nëse ka ndonjë që bie në sy kur shkon jashtë, shkoj ta shoh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Abazaj? Ka 4 muaj që nuk luan. Pse duhet të vijë në Kombëtare? Këtu njerëzit mendoj që është post pune. Jam takuar me të dhe më ka shprehur që stërvitet shumë te Anderlehti, e nuk ia del dot më. Ka shumë sforcim dhe lodhet shumë. Në Ligën e Europës nuk është as në 23-shën. Unë mërzitem se nuk e shoh as në pankinë atje, ndërsa ai mërzitet se nuk e grumbullova. Nëse është mërzitur, të përveshë mëngët e të lodhë b….

Swiss Digital Mobile Reklama

Sfida me Izraelin vendimtare? Nuk e kam kuptuar ende që një pjesë e lojtarëve arrijnë ta kuptojnë se çfarë është ekipi i futbollit. Pres një përgjigje në ndeshjen ndaj Izraelit. Kur fitojnë ok shumë mirë. Kur humbasin ok shumë mirë. Duhet të tentojmë të luajmë në Europian. Jemi shumë afër Europianit. Do t’i pyes lojtarët se çfarë është për ata ekipi kombëtar. Për disa prej tyre, kuptohet. Kemi shumë lojtarë të dëmtuar që nuk luajnë ose nuk janë në formë. Në miqësoren ndaj Ukrainës dhe Kosovës që na mungonin 12 lojtarë. Kam një plan specifik. Kemi rikuperuar Mavrajn dhe Grezdën, që nuk i ka minutat. Do t’ia japim këtë mundësi. Ne nuk jemi Brazili. Nuk kemi Neymarin. Duhet patjetër të ndryshoj diçka nuk kam shumë kohë në dispozicion.

Shiriti i Kapitenit? Më duhet ta demostrojnë në fushë, nëse dikush prej tyre e ka realisht peshën e një lideri. Kam dëgjuar se Panucci është diktator dhe nuk i lejon lojtarët të qeshin. Për sa i përket pjesës time, për çështjen e kapitenit më duhet ta demonstrojnë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?