Panucci tregon për karantinën: Stërvitem në kopësht, bëj dhe punë shtëpie

Christian Panucci nuk mbahet mend për shumë gjëra pozitive në kombëtaren tonë, teksa do të shkarkohej për rezultate të dobëta dhe prishje të harmonisë në grup. Tashmë strategu italian jeton karantinën në Grottaferrata, në Castelli, larg djalit të tij Juan, i cili është me nënën e tij Isabel Luiz në Savona.

“Ditët i kaloj si të gjithë italianët, në shtëpi. Vazhdoj të informohem, kam një kopsht, ku mund të stërvitem dhe të bëj disa punë shtëpiake. Pastaj shoh ndeshjet, në njëfarë mënyrë e rregulloj veten. Që kur u largova nga Shqipëria, marsin e kaluar, nuk kam pranuar asnjë propozim. Nuk u ndjeva gati për një eksperiencë tjetër. Tani, ai kapitull është mbyllur dhe jam duke pritur për diçka interesante.

Natyrisht, të gjithë jemi duke pritur që bota e futbollit të fillojë përsëri. Me kushtet aktuale, vështirë të bëhen parashikime. Para se të fillohet përsëri, duhet të jeni absolutisht të sigurt se asgjë nuk do të ndodhë. Në këtë moment, ata që vendosin interesat para pasurisë së vetme të njeriut, që është shëndeti, e humbasin vëmendjen. Jeta është vlera më e madhe.

Serie A? Para se të ndalej kampionati, deklarova se Juventusi është gjithmonë favorit, Lazio ka bërë diçka të jashtëzakonshme, Interi është në rrugën e ndërtimit të një skuadre të rëndësishme, Atalanta ka qenë një konfirmim i frikshëm, hyrja në tetë të parat në Europë është një rezultat i jashtëzakonshëm, rezultati i një programimi të shkëlqyeshëm. Roma është një ekip cilësor, ndonjëherë shumë i brishtë”, deklaroi Panucci.

 

SHKARKO APP