Panuçi e la jashtë listës, Agolli takon presidentin Meta

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka shpallur sot listën e futbollistëve për ndeshjen miqësore të 26 marsit ndaj Norvegjisë. Por lojtari i Qarabak ditën e sotme ka pasur një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai është takuar me Metën në Azerbajxhan ku Presidenti i vendit tonë ka qenë në një takim zyrtar.Ish-mbrojtësi i Tiranës ka postuar një foto në Instagramin e tij ku shkruan:

“Ishte kënaqësi e veçantë, ti dhuroja në mënyrë simbolike fanellën e skuadrës sime te Qarabak, si edhe t’i uroja mirëseardhjen në Baku, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?