Panuçi shumë surpriza në formacionin ndaj Ukrainës, ja si pritet të luajë

Shqipëria ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Evian, në stadiumin ku do të luhet miqësorja e nesërme ndaj Ukrainës, në orën 16:00. Kristian Panuçi e pati grupin e plotë në dispozicion, por puna sot konsistoi më shumë në një seancë shtrydhëse, ndërsa pati edhe një ndeshje brenda familjes.

Strategu italian do të bëjë disa ndryshime në formacion, ku ndryshe nga ndeshja me Kosovën, do të ketë në fushë më shumë eksperiencë. Kështu në portë pritet të konfirmohet sërish Berisha, ndërsa në mbrojtje, nga ndeshja me Kosovën nuk do të ndryshojë vetëm Hysaj dhe Gjimshiti. Kjo pasi vendin e Veselit pritet ta marrë një ekspert si Mavraj, ndërsa në të majtë do të luajë Ermir Lenjani, i rikuperuar tërësisht tashmë.

Në mesin e fushës do të ulet në stol Qaka, ndërsa në vend të tij do të zbresë në fushë Sabien Lilaj, për të plotësuar treshen me Ndojin dhe Ramadanin. Sa i përket sulmit, pritet që në qendër të luajë si titullar Rei Manaj, ndërsa në krah ka ende dyshime. Në krahë të tij pritet që ta nisin Roshi dhe Gavazaj, i cili është në balotazh me Abazajn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja formacioni i mundshëm: Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Lenjani; Ramadani, Ndoj, Lilaj; Roshi, Gavazaj, Manaj

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?