Paqe në Korçë, Hair Zeqiri mban Kukësin “në valle” për titullin historik

Katër herë radhazi kampion vendi në Shqipëri, Skënderbeu ka qenë shumë pranë fitores dhe ngjitjes në krye të klasifikimit për të marshuar ndoshta drejt trofeut të pestë,  por në minutën e fundit të ndeshjes me Kukësin, e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore është ndëshkuar me një 11-metërsh, që gjyqtari Jemini dha  në favor të miqve, të cilët barazuan rezultatin në 1-1. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të shkëlyer nga prania e tifozëve të shumtë në stadium. Pas këtij barazimi, diferenca mes Kukësit e Skënderbeut mbetet e njëjtë, prej tre pikësh. Por Kukësi kryeson aktualisht i vetëm, një pikë para Tiranës që mban vendin e dytë dhe tre pikë para Skënderbeut, që pozicionohet në vend të tretë. Partizani mban vendin e katërt, me katër pikë më pak, por i rikthyer në “valle”, para derbit të kryeqytetit që do të luhet të premten, në “Qemal Stafa”. Të kuqtë fituan një ditë më parë me Teutën në Fier, 2-1, me gola të Mazrekaj e Fazliut, dhe rikuperuan pikë ndaj të tre skuadrave kryesuese, çka do të thotë se skuadra më e fituar e javës së 23-të është pikërisht Partizani. Tirana humbi 3-0 në Laç, në një stadium të boshatisur, duke marrë një goditje të fortë në pretendimet e saj për titull, vetëm një javë para se të matet me rivalin historik të Partizanit. Francezi Buval vendosi fatet e takimit në Pogradec, me Elbasanin, duke i dhënë kësaj të fundit mesazhin e lamtumirës nga Superiorja. Super-sfida e javës së 23-të që u zhvillua pasditen e së hënës në Korçë, përfundoi në paqe. Në pjesën e parë të takimit e cila u mbyll në shifrat 0-0, ka dominuar loja e korçarëve. Skënderbeu pati disa raste me anë të të mesfushorit Sabien Lilaj dhe kosovarit Bernard Berisha. Goli në favor të vendasve është shënuar në 52’. Pas një aksioni të shpejtë, dhe një asisti të Lilaj, Abazi del i lirë në zonë dhe e çon topin në rrjetë. Por në kohë shtesë, kur dukej se Skënderbeu mori tre pikë, gjyqtari kryesor Lorenc Jemini akordoi një 11-metërsh në favor të Kukësit, pasi Kristi Vangjeli shkaktoi faull ndaj  Ylli Hoxhës, që u kthye në gol nga vlonjate, Hair Zeqiri. Nuk kishte më kohë për reagim as nga Skënderbeu,q ë të gjente fitoren dhe as nga Kukësi, që gjithsesi mori një pikë dhe largohet si kryesues i kampionatit, në kuotën e 47 pikëve, pas javës së 23-të, në Kategorinë Superiore. Trajneri i Skënderbeut Mirel Josa në fillim të ndeshjes aktivizoi këta lojtarë: Shehi, Arapi, Osmani, Radas, Vangjeli, Nimaga, Lilaj, Progni, Berisha, Martins, Stojkov;  Trajneri i Kukësit, Artim Shaqiri aktivizoi këtë formacion: Halilaj, Smajli, Dushku, Malota, Hallaçi, Shameti, Zeqiri, Lushtaku, Mici, Hysa, Pejiç; Trajner: Artim Shaqiri.

 

Kategoria Superiore

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 23-të-Të hënën

Swiss Digital Mobile Reklama

Skënderbeu-Kukësi         1-1

Të djelën

Laçi-Tirana                    3-0

Partizani-Teuta               2-1

Vllaznia-Apolonia            2-0

Elbasani-Flamurtari          0-1

Klasifikimi

Kukësi                 48

Tirana                  47

Skënderbeu         45

Partizani              44

Laçi                    38

Flamurtari           34

Vllaznia               26

Teuta                 19

Elbasani              12

Apolonia              9

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?