Para ndeshjes me Shqipërinë, lojtari i Marsejës refuzon Francën për Armeninë

Historia e lojtarëve me origjinë shqiptare që karrierën e kanë nisur në Europë dhe preferojnë të luanë më Shqipërinë ose të refuzojnë atë, nuk prek vetëm kuqezinjtë. Vendimi i mbrojtësit të Marsejë, Gael Antonian për të veshur fanellën e kombëtares së Armenisë në prag të ndeshjes së 29 marsit ndaj Shqipërisë, ka entuziazmuar tifozët e përfaqësueses armene.  Lojtari, i cili kishte luajtur me përfaqësueset e moshave të Francës zgjodhi të veshë fanellën e përfaqësueses armene dhe ndeshja e tij e parë do të jetë ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”. Në aeroportin e Yerevanit, “Zvarnots”, futbollisti i Marsejës, i cili do të vihet nën urdhrat e trajnerit Challandes, u shfaq entuziast përpara kamerave për pritjen e rezervuar nga tifozët. Me dhjetëra fansa ishin të pranishëm në aeroport, për t’i uruar mirëseardhjen lojtarit më të ri të përfaqësues së tyre. Antonian u shfaq i surprizuar nga kjo pritje. Ai iu bashkua skuadrës armene në qendrën stërvitore, ku ekipi është grumbulluar që të hënën prej trajnerit zviceran. Mbrojtësi i Marsejë  pritet të jetë titullar në ndeshjen e së dielës ndaj Shqipërisë. Si futbollist është formuar te akademia e Marsejë dhe një prej idhujve të tij është Lorik Cana, që në periudhën e afrimit të tij në klub, ishte kapiteni i Olimpik Marsejë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?